Thaçi kritikon prapë BE-në: Së pari të hiqen vizat, pastaj të kërkohet përfshirje e tyre në dialog

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka qenë prapë kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se Kosova vazhdon padrejtësisht të mbetet i vetmi vend pa heqje të vizave, dhe se një situatë e tillë përkundër premtimeve të dhëna ndaj Kosovës është fyerje për qytetarët kosovar, raporton IndeksOnline.
Ai madje ka shkuar përtej kësaj duke thënë se Bashkimi Evropian së pari duhet të bëj heqjen e vizave e pastaj të mendoj se a kanë aftësi për të realizuar dicka në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse ata kërkojnë dialog dhe e mbajnë Kosovën të izoluar përgjigjja ime është negative për ta. Në anën tjetër sllovaku i emëruar është njeriu më jo kredibil për këtë situatë, si i ngarkuar me dialogun Kosovë Serbi. Besimi i Kosovës është zero dhe ne veçanti pas mos mbajtjes së fjalës së tij se do të votoj pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, gjë që nuk ndodhi. Besimi im në të është zero”, theksoi Thaçi./IndeksOnline