Nga nesër e gjithë Italia në karantinë nga Koronavirusi

E gjithë Italia nga nesër do të jetë një karantinë kundër koronavirusi.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Italian Conte i cili ka vendosur që i gjithë vendi të futet në karantinë duke ndaluar lëvizjet e brendshme.
Të gjitha lëvizjet janë ndaluar në të gjithë Italinë siç kanë qenë deri tani në Lombardi dhe në 14 provincat e tjera. Kjo u njoftua nga kryeministri Conte në një konferencë për shtyp në Palazzo Chigi, duke konfirmuar atë që u njoftua nga Ministri për Marrëdhënie me Rajonet, Francesco Boccia, duke folur për “homogjenizimin progresiv të rregullave në të gjithë territorin kombëtar” të Italisë.
Kryeministri Conte dha në dhomën e shtypit atë që është pa dyshim shpallja më dramatike e përvojës së tij të qeverisëse
“Ne kemi miratuar një vendim të ri bazuar në një supozim: Nuk ka më kohë”, tha ai.
“Numrat na tregojnë se ne kemi një rritje të konsiderueshme të infeksioneve, të personave të shtruar në kujdes intensiv dhe të personave të vdekur. Zakonet tona pra duhet të ndryshojnë. Ato duhet të ndryshohen tani dhe do të kemi sukses vetëm nëse të gjithë bashkëpunojmë dhe përshtatemi me këto rregulla më të rrepta.
Unë jam gati të nënshkruaj një masë që mund ta përmbledhim si “ Unë qëndroj në shtëpi “. Nuk do të ketë më një zonë të kuqe në gadishull. Italia do të jetë një zonë e mbrojtur”, tha Conte
Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio gjithashtu ka pohuar se “pasuria e përvojës që gjithashtu na jep të dhënat inkurajuese të zonës së kuqe të Lodi, duhet të na çojë të bëjmë një sakrificë të mëtejshme në të gjithë Italinë”.
Deri tani në Itali flitet për 7 985 të infektuar, 463 të vdekur dhe 724 të shëruar. Ndërkohë në të gjithë botën numërohen 4 mijë të vdekur ngakoronavirusi.