“Time”, zgjedh 100 Gratë e Vitit, mes tyre edhe Hillary Clinton

Revista e famshme “Time”, ka zgjedhur 100 Gratë e Vitit, të cilat kanë pasur ndikim edhe pse shpesh ishin në hije.
Kjo përfshin gratë që zunë pozicione të rëndësishme, të cilat dikur udhëhiqeshin nga burrat, si liderët botërorë Golda Meir dhe Corazon Aquino, por shumë më tepër që e gjetën ndikimin e tyre përmes aktivizmit ose kulturës.
Njëra ndër gratë më me ndikim është edhe ish- kandidatja për presidente Hillary Clinton.

Siç shkruan ish kryeredaktori i “TIME”, Nancy Gibbs, ky projekt është një ushtrim për të parë mënyrat në të cilat gratë mbanin pushtetin për shkak të pabarazisë sistemike. “Gratë”, shkruan Gibbs, “kishin pushtet të butë shumë kohë përpara se të përcaktohej koncepti.”
Për t’i njohur këto gra, ne kemi krijuar 89 kopertina të reja “TIME”, shumë prej të cilave janë krijuar nga artistë të shquar. I lamë të paprekur 11 kopertinat për gratë që ishin emëruar Person i Vitit, transmeton Indeksonline.
100 zgjedhjet në këtë projekt janë rezultat i një procesi disa mujor që filloi me më shumë se 600 nominime të paraqitura nga stafi i TIME; ekspertë të fushës; partner të ndryshëm, regjisori Alma Har’el; dhe një komitet i grave të dukshme me prejardhje të ndryshme./Indeksonline/