13 vjet, nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Mbarojnë, më 10 mars 2007 në Vjenë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës midis shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.
Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe Serbisë Boris Tadiq, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si edhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.
Ahtissari shprehu keqardhjen, që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të atij muaji.
Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007.
Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën.