Haalandi optimist: I shënova dy për PSG-në, por mund të shënoja më shumë

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, thotë se me gjithë fillimin e mirë të karrierës me klubin e tij të ri, ai ende nuk e ka treguar më të mirën e tij, përderisa po kërkon suksese në Bundesligë e Ligë të Kampionëve.
Erling Haalandi i shënoi dy gola në ndeshjen e Dortmundit kundër Paris Saint-Germainit, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kur dy skuadrat u takuan me njëra-tjetrën para tri javësh në Gjermani.
Norvegjezi i ka shënuar 12 gola në dhjetë ndeshjet e tij të para për Dortmundin, që kur ai iu bashkua gjermanëve nga Red Bull Salzburgu, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai e ka ndihmuar klubin e tij të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës, vetëm me katër pikë më pak sesa kampioni në fuqi e lideri, Bayern Munichu.
Haalandi, do të tentojë ta dëshmojë talentin e tij para portës kundërshtare sërish të mërkurën, kur Dortmundi do ta vizitojë PSG-në në Parc des Princes të mërkurën për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.
“Po, në rregull! Unë i shënova dy gola. Por edhe bëra shumë gabime gjatë ndeshjes”, tha Haalandi për revistën prestigjioze franceze, “France Football”.
“Kështu që le të themi se mund të kem qenë më shumë më mirë sesa aq”.