75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Skuadra kosovare, transferon një të huaj nga ekipi serb

Tyre Griffini e ka braktisur skuadrën serbe, Mladost, për t’u transferuar në skuadrën kosovare, KB Rahoveci. Lajmin e ka bërë publik KB Rahoveci në faqen zyrtare të skuadrës.

“Tyree GRIFFIN vishet “kaltër e bardhë”

Basketbollisti nga Orleans, që së fundi u paraqit për skuadrën serbe Mladost, për pjesën e mbetur të sezonit, do ta djersitë fanellën tonë

Pa dyshim se me zbarkimin e tij në “Mizahir Isma” rriten apetitet, megjithëse do të vazhdojmë kokulur, ashtu siç i ka hije një klubi serioz, ku puna dhe angazhimi i pashoq janë atributet kryesore që e karakterizojnë” thuhet në njoftimin e KB Rahovecit./Indeksonline/