Reperi “Gashi” s’i harron simbolet kombëtare, çantën kuq e zi e bart me vete në koncert!

Reperi i njohur shqiptar i njohur si Gashi, ka arritur një sukses të mirë në të gjithë botën me muzikën e tij.
Reperi që u rrit dhe vazhdon të jetojë dhe veprojë në SHBA, s’e ka harruar asnjëherë prejardhjen e tij shqiptare, duke u mburrur në secilin rast me këtë fakt, shkruan Indeksonline.

Ai është krijues i shumë hiteve dhe duke qenë i tillë gëzon simpatinë e publikut dhe kërkohet edhe në koncerte në vende të ndryshme.
Së fundmi ai është duke mbajtur një turne muzikore dhe nuk ka hezituar të shfaqte pamje në rrjetet sociale.
Madje ai ka marrë me vete edhe një çantë kuq e zi me Shqiponjën dykrenare, duke dëshmuar edhe njëherë se ai në asnjë rast nuk e harron prejardhjen e tij shqiptare. /Indeksonline/
