OMK-ja reagon pas sulmit të mjekut nga Klina, 1 orë pa shërbime në shenjë proteste

Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim dhe zhgënjim, ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut nga Klina, i cili u sulmua mbrëmë në hapësirat e vendit të punës, duke ofruar shërbimin shëndetësor.
Në shenjë proteste të këtij veprimi, sot nga ora 07:00-08:00 në QKMF “Nënë Tereza” të Klinës nuk janë ofruar shërbime shëndetësore, shkruan Indeksonline

OMK-ja, përmes një reagimi për media, shkruan se sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore.
“Mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike, të cilat nuk kanë të ndalur”, thuhet ndër të tjera.


