75 Mall Live Search
10:32 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Italia në ankth, shkak coronavirusi!

Kryeministri i Italisë  Guissepe Conti, shtrin kufizime në të gjithë vendin lidhur me coronavirusin, duke theksaur: “E ardhmja e vendit  varet nga ne dhe të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre, sa më mirë që është e mundur”.

E gjithë Italia është duke u mbyllur dhe po qëndron nën ankth, derisa vendi po përpiqet të ndalojë përhapjen e coronavirusit.

Mediat italiane raportojnë, se shumë  supermarkete u vërshuan nga njerëz që blinin shumë ushqime dhe sende të tjera të domosdoshme. Italia është vendi më i goditur në Evropë me 463 vdekje nga virusi, një rritje prej gati 100 persona në një periudhë 24-orëshe.

Video KËTU

Më shumë se 9.000 infeksione të konfirmuara përgjatë dy javëve. Raportohet se deri më 3 prill, rreth 60 milionë njerëz në mënyrë efektive do të jenë në karantinë nga masat e rrepta, të cilat ishin futur tashmë në veri dhe në  disa zona qëndrore gjatë fundjavës./IndeksOnline/