75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Arilena Ara publikon këngën që do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja Arilena Ara, ka fituar garën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, dhe këtë do ta bëjë me këngën e saj “Fall From The Sky”.

Së fundmi ajo ka publikuar këtë këngë të bukur, që do të jetë kënga konkurruese e saj në këtë eveniment të rëndësishëm muzikorë që pritet të mbahet në Holandë, shkruan Indeksonline.

Tanimë kënga e shoqëruar me tekst në gjuhën angleze, është lansuar dhe është në dispozicion të publikut.

Kujtojmë që kohëve të fundit ka pasë zëra për shtyrje të mundshëm të këtij eventi, shkaku i përhapjes së koronavirusit.  /Indeksonline/