75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Rreziku për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, e konfirmon senatori SHBA-së

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Perdue ka konfirmuar rrezikun që Kosova mund ta ketë këtyre ditëve, përshkak të mos-heqjes së taksës.

Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet rishqyrtuar prezencën ushtarake në Kosovë, transmeton Indeksonline

Image may contain: 1 person, text that says 'David Perdue @sendavid... 7h For over two decades, US forces have helped keep the peace between Kosovo & Serbia. Now, with historic progress in sight, Kosovo must do its part & abolish all duties imposed on Serbia. If Kosovo is not fully committed to peace, then the US should reconsider its presence there. 20 50'

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Sipas tij, ka ardhur koha për vendime për të mos cenuar partneritetin Kosovë-SHBA.