Ish i dashuri e kërcënon vushtrriasen: Do ju dërgoj fotografitë intime familjarëve tuaj

Një femër në Vushtrri ka raportuar se e ka kërcënuar ish i dashuri i saj se do ua dërgoj ca fotografi dhe video familjarëve të saj , shkruan IndeksOnline.
Për këtë është arrestuar i dyshuari.
“Vushtrri 07.03.2020-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj me të cilin kishte qenë në lidhje i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte kërcënuar se përmes rrjetit social do t’ia publikojë dhe t’ua dërgojë disa foto dhe incizime familjarëve të saj të cilat i kishte bërë derisa kishte qenë me të në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari të cilit i është konfiskuar telefoni, pas intervistimit i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/