Mëngjes i ri, një këshilltar i ri, shtohet kabinetit të Kurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, këshilltar politik, Jeton Zulfajn.
Zulfaj mban titullin master i Shkencave për Çështjet Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lundit në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i Rrjetit global për liderët e ardhshëm.
Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsionit.