Thaçi: Kur e kërkova liberalizimin, kishte vetëm heshtje, heshtje, heshtje…!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit të sotëm me delegacionin francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron, kishte folur për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
I pyetur nga gazetarët se cila ishte përgjigjja e mysafirëve kur Thaçi ua kërkoi liberalizimin e vizave, ai ka thënë se kishte vetëm heshtje.
“Kishte vetëm heshtje, heshtje, heshtje!”, ka thënë Thaçi./IndeksOnline/