75 Mall Live Search
12:47 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

“Jeni keqinformuar”, reagimi parë i VV-së ndaj senatorit amerikan

Senatori amerikan, David Perdue ka dhënë kërcënim serioz për Kosovën duke shkruar në Twitter se nëse taksa nuk hiqet, Amerika duhet të shqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka quajtur keqinformim reagimin e zyrtarit amerikan.

“Jo zotëri, ju keni qenë të keqinformuar! Serbia ka vendosur tarifa edhe për Kosovën, kështu që tarifat duhet të hidhen nga të dyja palët.

Kosova është gjithmonë e përkushtuar për paqe. Serbia ishte dhe mbetet i vetmi mik i Rusisë dhe agresori i vetëm në Ballkan”, thuhet në reagimin e deputetit të Vetëvendosjes. /Indeksonline/