Mediat serbe i japin jehonë deklaratës së senatorit: Amerika po tërhiqet nga Kosova!

Gazetat e afërta me Aleksandër Vuçiqin në Serbi i kanë dhënë jehonë deklaratës së senatorit amerikan, David Perdue, i cili ka konfirmuar rrezikun që Kosova mund ta ketë këto ditë, për shkak të mos-heqjes së taksës.
“Ozbiljna pretnja Amerke Prištini: Otići ćemo; Retvitovao Grenel”, është titulli i këtij mediumi.

Sipas B92, Amerika është duke planifikuar largimin nga Republika e Kosovë, transmeton Indeksonline

Ndryshe, senatori amerikan ka deklaruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.
“… tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se edhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalë në krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Tëitter” se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump jr.