75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti priti në takim Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim cilësor me një delegacion të drejtuar prej Dr. Jan Hecker, shef i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Politikave të Sigurisë pranë kancelares gjermane, dhe z. Emmanul Bonne, këshilltar për politikën e Jashtme pranë presidentit francez.

Delegacioni përbëhej, nga njëra anë, prej funksionarësh të lartë të kancelarisë dhe Ministrisë së jashtme Gjermane dhe nga ana tjetër, prej funskionarësh të lartë të Presidencës Franceze: znj. Sabine Stöhr, drejtore për Evropën juglindore në Ministrinë e Jashtme, z. Matthias Lüttenberg, drejtor për Marrëdhënie Bilaterale me Evropën Juglindore, z. Fréderic Mondoloni, drejtor për Evropën kontinentale, Alexandre Adam, z. Ndihmës këshilltar për Evropën, z. Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë, znj. Marie-Christinë Butel, ambasadore e Francës në Kosovë.

Në takim u fol për perspektivat shoqërore dhe ekonomike, masat që ka marrë Qeveria  në lidhje me bashkëpunimin me Evropën, për linjat që duhet të nxiten për të shtyrë proceset e integrimeve dhe lirinë e qarkullimit, me çështjet që duhet të adresohen në lidhej me dialogun Kosovë-Serbi. U nënvizua mbajtja e kontakteve sa më të shpeshta dhe thellimi i tyre në samitet e ardhshme.