Personi i dytë në botë që u shërua nga HIV zbulon identitetin

Personi i dytë në botë që është shëruar nga HIV-i ka zbuluar identitetin e tij, gati një vit pasi ai u kurua nga virusi që shkakton AIDS-in.
Adam Castillejo, 40 vjeç, njihej si “Pacienti në Londër” kur mjekët zbuluan historinë e tij të suksesit marsin e kaluar, pas një transplantimi të qelizave burimore për të trajtuar kancerin e tij.
Ai mbeti anonim derisa vendosi të shndërrohej në ambasadorin e shpresës, pasi luftoi me sëmundjen për gati dy dekada.
“Ky është një pozicion unik ku mund të jem, një pozicion unik dhe shumë përulës. Dua të jem një ambasador i shpresës. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë ‘oh, ju jeni i përzgjedhur’. Jo, thjesht ndodhi. Unë isha në vendin e duhur, ndoshta në kohën e duhur, kur ndodhi ” tha Castillejo për New York Times.
Image result for Adam Castillejo
Castillejo, i cili lindi në Venezuelë, u diagnostifikua me kancer të gjakut në vitin 2012, pasi kishte jetuar me HIV që nga viti 2003.
Shpresa e tij e fundit për t’i mbijetuar kancerit ishte transplantimi i palcës së eshtrave nga një donator me gjene rezistente ndaj HIV-it, që mund ta zhduknin kancerin dhe virusin.
Pas realizimit të kësaj procedure në maj të vitit 2016 Castillejo – i cili po luftonte edhe me probleme të shëndetit mendor, që madje e kishin shtyrë të konsideronte edhe vetëvrasjen – ishte i lirë nga kanceri dhe gjithashtu nga HIV-i.
Ekspertët kanë vlerësuar trajtimin si një pikë kthese në luftën kundër HIV-it, virusi që shkakton AIDS.
I vetmi person tjetër që i mbijetoi teknikës kërcënuese për jetën dhe doli prej saj pa HIV, ishte i ashtuquajturi “Pcienti nga Berlini” Timothy Ray Brown, një burrë amerikan i trajtuar në Gjermani 12 vjet më parë.