75 Mall Live Search
18:02 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Blerina pa panik, Luana e pyet se a je ti çika e mamit?

Dizenjatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova përveç që bashkëpunon me emrat më të njohur të skenës, ajo edhe ka raporte miqësore dhe të afërta me shumicën prej tyre.

Një raport të tillë Blerina e ka edhe me moderatoren dhe këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollcën me të cilën ka bashkëpunim të vazhdueshëm, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë dëshmohet edhe me postimet e përbashkëta që ato bëjnë dhe komentet drejt njëra-tjetrës.

Në një fotografi që ka publikuar së fundi Blerina në llogarinë e saj në Instagram shkruan “Pa panik” në mbishkrim., teksa Luana ka pyetur “A je ti çka e mamit?”.

Kujtojmë që Luana dhe Blerina kanë bashkëpunuar së bashku edhe në një projekt të radhës duke e paralajmëruar pikërisht me fjalën “Pa panik”, ndërsa nuk kanë dhënë detaje më shumë./Indeksonline/