75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi në Shqipëri, Dafina Zeqiri detyrohet të anuloj koncertin në Elbasan

Pak ditë më parë viruesi vdekjeprurës koronavirus erdhi edhe në Shqipëri ku deri më tani është njoftuar për 10 persona të infektuar.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri janë marr masa parandaluese si mbyllja e shkollave dhe vendeve të tjera publike, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ishte paraparë që të mbante koncertin e radhës në qytetin e Elbansanit i cili tashmë është anuluar.

“Për shkak të gjendjes së krijuar në Shqipëri eventi i paraparë të mbahet sot në Elbasan  shtyhet për një datë tjetër! Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar menaxheri i Dafinës, Pëllumb Çitaku./Indeksonline/