Tre turist do të udhëtojnë në hapësirë, do të paguajnë 55 milionë dollarë

SpaceX e Elon Musk, do ti dërgojë tre turist civil në stacionin ndërkombëtar hapësinor.
Ky do të jetë si çast vendimtar apo si kthesë për turizmin hapësinor, mirëpo mund të kushtoj 55 milionë dollarë një biletë.
SpaceX ka bërë të ditur për partneritetin me kompaninë Axiom Space për dërgimin e tre turistëve hapësinor në ISS (Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor) dhe kjo pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Deri më tani tetë turistë kanë shkuar në ISS me anë të raketave ruse Soyuz, si pjesë e kompanisë Space Adventures.
I pari që shkoi ishte Dennis Tito, i cili pagoi 20 milion dollarë për një qëndrim 8 orësh në ISS, kjo ndodhi në vitin 2001. I fundit që shkoi ishte themeluesi i Cirque de Soleil, Guy Laliberte, në vitin 2009. /IndeksOnline/