Rita Ora transformohet në dukje si asnjëherë më parë

Rita Ora është një femër e bukur dhe me shumë stil, teksa njihet edhe për eksperimentet e shumta që bën në dukje.
29 vjeçarja nuk ka hezituar që edhe në projektin e radhës që ka realizuar së fundi të vije më ndryshe madje komplet e transformuar në pamje, shkruan Indeksonline.

Rita u paraqit me një veshje provokuese dhe flokë blu kaçurrela teksa dukej joshëse dhe në formë të mirë.

Ndryshe, Rita është në përgatitje të projekte të reja ndërsa ka përfunduar xhirimet e videoklipit të ri që prite të publikohet së shpejti./Indeksonline/