Mbappe iu nënshtrohet testeve për Koronavirus

Një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit, PSG merr një lajm shumë shqetësues.
Kylian Mbappe i është nënshtruar testeve për Koronavirus, shkruan Indeksonline.
Sipas “L’Equipe” ylli francez është duke pritur rezultatet ku klubi dhe familja po e ndjekin me shqetësim të madh.
Mbappe mendohet se është infektuar në klinikat mjekësore pasi kishte një lëndim. /IndeksOnline/