Presidenti i Kosovës ndanë “Urdhrin e Lirisë” për familjet Alshiqi dhe Gubetini

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë “Urdhrin e Lirisë” për familjen Alshiqi dhe Gubetini për kontributin e çmuar për liri dhe pavarësi.
Ky është njoftimi i Presidentit:
“Urdhrin e Lirisë” sot ua ndava familjeve Alshiqi dhe Gubetini, të cilat dhanë kontribut shumë të çmuar për liri dhe pavarësi. Sakrifica e këtyre familjeve dhe shumë familjeve tjera në Kosovë na obligojnë që të punojmë edhe më shumë për forcimin e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi. /IndeksOnline/
