75 Mall Live Search
21:42 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Abrashi me 23 Janar kishte kërkuar të hiqet taksa: Më mirë të kishin dëgjuar atëherë

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, kishte thënë me 23 janar që taksa ndaj mallrave serbe të hiqet para se Richard Grenell ta vizitojë Beogradin – vizitë të cilën e bëri në fund të atij muaji.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi, ka rikujtuar atë intervistë ku kërkonte heqjen e taksës, teksa thotë se më mirë të kishin dëgjuar atëherë.

“23 janar 2020, më mirë të kishin ndëgju atëhere. Vonë. Zbehja marrëdhënieve e polarizimi brendshëm, veç po ndodh..”, ka shkruar Abrashi.

Ndiqeni intervistën e plotë të Abrashit me 23 janar të këtij viti.