75 Mall Live Search
22:11 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Rrahmani me video ndërgjegjësuese: Ja si duhet të mbroheni nga Koronavirusi

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani gjendet në një nga zonat më të prekura nga Koronavirusi në Itali, në qytetin e Veronës.

Rrahmani ka bërë një video ku ka folur për mënyrat se si qytetarët mund të mbrohen nga kjo sëmundje, shkruan Indeksonline.

Nga këto pamje, që janë publikuar nga ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando futbollisti prishtinas tregon rregullat që duhet të ndjekur.

Kujtojmë se Serie A është ndërprerë për një kohë dhe sfida e radhës e mbrojtësit do të jetë ndeshja kundër Maqedonisë. /IndeksOnline/