75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Dalin pamjet e aksidentit fatal, në Ferizaj

Mëngjesi i sotëm ishte fatal për një këmbësore në në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, shkruan IndeksOnline.

IndeksOnline, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, në të cilën shihet vetura e autoambulancës në rrugë.

Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur t’u përballonte plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe ajo ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. /IndeksOnline/