75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

12 emrat pretendentë për gjyqtarë të Gjykatës Supreme

Gjykatës Supreme të Kosovës shumë shpejt do t’i shtohen edhe disa gjyqtarë të ri.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot ka publikuar emrat e 12 gjyqtarëve, të cilët plotësojnë kushtet për pozitën e gjyqtarit në Supreme.

Mirëpo, për të marrë pozitën e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, 12 kandidatët- gjyqtarët do të njoftohen nga Komisioni për vlerësim për hapat e mëtejshëm.

“Bazuar në nenin 6 par. 2 të Rregullores për procedurën e ngritjes në detyrë për gjyqtarë të KGJK-së nr. 01/2014, Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve , përmes ZVVGJ-së publikon: Listën me emrat e kandidatëve, gjyqtarë të cilët i plotësojnë kushtet për pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme, sipas konkursit të brendshëm”, njofton KGJK-ja.

Ndër pretendentët është edhe ish-kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi.

 Më poshtë keni emrat e ri të 12 gjyqtarëve të Supremes:

Albert Zogaj

Delushe Halimi

Driton Muharremi

Fejzullah Rexhepi

Gani Avdiu

Kujtim Pasuli

Mahir Tutuli

Nehat Idrizi

Rafet Haxhaj

Ramiz Kuqi

Shpresa Hasaj – Hyseni

Tomislav Petroviq