Masa drastike: Kush ka ardhur nga Italia vetëkarantimi i detyrueshëm, ose gjobë 5 mijë euro

Qeveria merr masën drastike. Kush ka ardhur nga Italia duhet të vetëkarantinohet në mënyrë të detyruar. Nëse policia e kap në rrugë do të gjobitet me 5 mijë euro. Lajmi u dha nga vetë kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në facebook.
“Do të ngrihen postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojmë nëse ka të ardhur nga italia në 14 ditët e fundit. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do të ndalohet të largohet në Itali nëse nuk ka paguar gjobën”, u shpreh Rama.