75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

​Haziri:S’ka koronavirus në Gjilan – të hetohet rasti që shkaktoi panik

Pas lajmit të rremë në rrjete sociale se në Gjilan është paraqitur një rast me koronavirusin, ka reaguar kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, duke e përgënjeshruar këtë.

“Është lajm i rremë. Në Gjilan nuk ka asnjë rast që është paraqitur me koronavirusin. Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror, që përfshihet MASHT-in, IKSHP-në, “Hidromoravën” dhe të gjitha institucionet e tjera. Po e zbatojmë planin për preventivë sipas rekomandimeve”, ka thënë Haziri.

Ai ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast që ka shkaktuar panik te qytetarët, në mënyrë që të parandalohen në të ardhmen.