75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Parlamenti rus kalon reformën kushtetuese, që i lejon Putinit të jetë në pushtet deri më 2036

Parlamenti rus sapo ka miratuar një reformë gjithëpërfshirëse kushtetuese në leximin e tretë.

Ky ndryshim kushtetues do t’i lejojë Vladimir Putinit të jetë në pushtet edhe 12 vjet të tjera, pas mbarimit të mandatit i cili i skadon më 2024.

Ky ndryshim e lejon Putinin të jetë në pushtet deri më 2036.

Kritikët e Kremlinit e dënuan këtë veprim dhe kanë bërë thirrje për protesta, shkruan Indeksonline.

Kjo do të thotë se Putini ka të drejtë të kandidojë për president edhe dy herë pas vitit 2024.

Propozimi ishte bërë nga ish-kozmonautja Sovjetik 83-vjeçar Valentina Tereshkova, tani deputete e Dumës ruse.

Pas miratimit, Putini arriti në Parlament dhe e mbështeti idenë./Indeksonline/