Në pritje të seancës së jashtëzakonshme

Në kohën kur kanë shkuar 20 minuta prej se është dashur të nisë seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovë, deputetë vetëm sa kanë hyrë në sallën e seancave për tu nënshkruar, raporton IndeksOnline.
Ndryshe Kuvendi Republikës së Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve, sot për në orën 15:00 ka thirrur mblidhje të seancës të jashtëzakonshme, për të debatuar në lidhje me, siç thuhet në kërkesë e këtyre deputetëve, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve.
Në sallë aktualisht shihen vetëm deputetët e opozitës./IndeksOnline/


