75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Nis seanca e jashtëzakonshme

Me gati një orë vonesë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe Kuvendi  Republikës së Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve, ka thirrur mblidhje të seancës të jashtëzakonshme, për të debatuar në lidhje me, siç thuhet në kërkesë e këtyre deputetëve, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve./IndeksOnline