75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Drita ia sheh “hajrin” dy pikëve, do të luaj para Gjilanit

Drita dhe Gjilani ndeshjet e para të pjesës së tretë të sezonit do t’i luajnë si vendase.

Të dy skuadrat kishin kërkuar në FFK që ndeshjen ta luajnë të shtunën, por ato kanë vetëm një stadium.

Kështu FFK i’a ka mundësuar Dritës që të zhvilloj ndeshjen e para për shkak të renditjes më të lartë tabelare, shkruan Indeksonline.

Kështu Drita ndeshjen ndaj Flamurtarit do ta zhvillojë të shtunën prej orës 14:00, kurse Gjilani të dielën prej orës 14:00 do të luaj ndaj Trepçës 89.

Kurse ndeshjet e tjera do të luhen me rotacion. /IndeksOnline/