Deputeti i VV-së: I kemi fëmijët më të pamençur

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha sot gjatë seancës së jashtëzakonshme ka thënë se Kosova ka fëmijët më të pamençur.
”Qe 20 vjet kemi mbetë populli më i varfër dhe kemi fëmijët më të pamençur si pasojë i qeverisjeve të këqija’, ka thënë ai.

Menjëherë në sallë kanë shpërthyer të qeshurat nga opozita.
‘’E di që ju keshet, por 70 për qind e fëmijëve tonë nuk mund të nxjerrin kontekstin e një leximi që e bëjnë’’.