Frika nga koronavirusi, pezullohet edhe transporti publik në Tiranë

Duke nisur nga dita e nesërme transporti urban në qytetin e Tiranës do të pezullohet.
Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës për një afat të pacaktuar, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Pezullimi përfshin përveç linjave qytetase edhe ato që lidhin Tiranën me ish-komunat por edhe ato me Kamzën dhe Vlorën.
Linjat që pezullohen si masë parandaluese
– Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);
– Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat);
– Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).
Në njoftim, Bashkia e Tiranës thotë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.