Nuk ka kuorum për rezoluten e VV-së, përfundon seanca

Rezoluta e propozuar në Kuvendin e Kosovës nga kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi nuk është miratuar.
Rezoluta nuk është votuar për shkak se ka pasur mungesë të korumit në Kuvend dhe ajo është mbetur të votohet në seancën e radhës.
“Meqenëse i kemi vetëm 57 deputetë, do ta vazhdojmë seancën në një seancë tjetër”, tha kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani./Indeksonline/