75 Mall Live Search
10:49 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Ndalohen vizitat nëpër burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar që nga sot deri më 27 mars janë ndaluar të gjitha vizitat nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, shkruan IndeksOnline.

Ky vendim erdhi, shkaku i masave parandaluese rreth koronavirusit.

“Të burgosurve do t’u mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes skypet, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat”, thuhet në njoftim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, se për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës,  nga sot, më 12 mars 2020, deri më 27 mars 2020, ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK-ja, do të marrë këto masa:

Të burgosurve do t’u mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes skypet, i cili tashmë është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat;

Ndalohen transferet nëpër burgje  për  të burgosurit;

Reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste  shumë  emergjente);

Kontroll të vazhdueshëm të stafit  nga mjeket  të cilët  veç  janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit;

Kontroll të vazhdueshëm të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë  infektive;

Furnizim brenda burgjeve për të burgosurit  me material higjenik, siç janë: shamponi, sapuni dhe dezinfektuesi për duar;

Furnizim me ujë të nxehtë 24 orë brenda burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim”./IndeksOnline/