75 Mall Live Search
11:25 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Ndërpritet procesi mësimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Sigurisë Publike

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është ndërprerë procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Kjo masë u morë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat parandaluese për mbrojtje nga koronavirusi.

Bazuar në këtë vendim, nga sot ndërpritet procesi mësimor i kadetëve dhe studentëve dhe po ashtu pezullohen të gjitha aktivitetet të cilat janë në fushëveprimtarinë e akademisë.

Kadetët e Policisë së Kosovës, sot në paradën e mëngjesit u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi për ndërprerjen e trajnimit të Programit Profesional si dhe u kërkua nga ta që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me masat preventive kundër koronavirusit  COVID-19.