75 Mall Live Search
12:28 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Policia serbe shton masat në kufi me Kosovën, shkak ndalimi i sirianëve

Policia e Serbisë ka shtuar masat e sigurisë në kufi me Kosovën. Arsyeja pse ka ndodhur një gjë e tillë është moslejimi i sirianëve në territorin e tyre.

Kohët e fundit është rritur dukshëm numri i sirianëve, të cilët duke e shfrytëzuar territorin e Kosovës ilegalisht tentojnë të dalin në Serbi e më pas në vendet e perëndimit.

“Mbrëmë e kanë mbyll kufirin. Njësia Speciale e Policisë së Serbisë është vendosur pranë Kosovës dhe kanë ndaluar sirianët. Ata janë kthyer sërish prapa në Kosovë, ndërsa kanë fjetur në njërën nga xhamitë e Podujevës”, ka thënë një dëshmitar për IndeksOnline.

Ai ka thënë se policia serbe i ka keqtrajtuar sirianët duke ua thyer telefonat e duke ua shqyer paratë./IndeksOnline/

Pamje të sirianëve duke u kthyer prapa nga Policia e Serbisë: