Meta pa maskë në spital, flet për koronavirusin: Kam kryer test të dyfishtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta teksa ka dhuruar gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (Laprakë), në ndihmë të fëmijëve talasemikë, është pyetur nga gazetarët për masat e marra për koroanvirusin.
Meta është paraqitur pa maskë mbrojtëse në ambientet e spitalit, por ai ka shpjeguar se ka kryer një test të dyfishtë dhe i ka marrë masat.
Ndër të tjera presidenti ka shpjeguar se nuk ka takuar asnjë person të dyshimtë.
“Kam bërë një test të dyfishtë nuk kam takuar askënd. Kam ruajtur distancat. Ju përgëzoj që përdorni maskat. Taks forca në Presidencë nuk dublon atë të qeverisë. Kjo është nga detyra e presidentit. Duhet të përqendrohemi tek udhëzimet shtetërore qeveritare. Ti referohemi 127 për të përballuar fluksin kërkesat sqarimet që kanë. Të gjithë po bëjnë përpjekje më të mira. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë. Këto ditë ka nevojë më shumë për ju. Dhurimi i gjakut është me shumë mundësi. “ tha Meta./tch