Hajnat shfrytëzojnë situatën, vjedhin naftën e autobusëve brenda stacionit, në Prishtinë

Derisa qytetarët janë në panik për shkak të koronavirusit, dikush po shfrytëzon rastin për të kryer vjedhje. Një e tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Indeksonline mëson se pesë autobusëve brenda stacionit dikush u ka vjedhur naftën nga rezervuari, por që s’arritën ta përfundonin “misionin” e tyre deri në fund, pasi që shishet u mbetën pa marrë.
Këtë mund ta shihni edhe përmes këtyre imazheve:


Ndërsa rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një rast vjedhjeje që ka ndodhur në lokacionin e apostrofuar nga ana juaj. Lidhur me këtë rast, njësitet kompetente të stacionit policor Jugu në Prishtinë, janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, ka thënë Flora Ahmeti, Zëdhënëse në Policinë e Kosovë, në Rajonin e Prishtinë./Indeksonline