75 Mall Live Search
15:35 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

I plagosuri në Prishtinë është një 18 vjeçar, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

( I plotësuar)-Indeksonline raportoi pak më parë për të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Si pasojë e këtyre të shtënave i plagosur ka mbetur një person. Sipas burimeve të Indeksonline i plagosuri është një 18 vjeçar.

Të dyshuarit lidhur me këtë rast  kanë ikur nga vendi i ngjarjes menjëherë pas plagosjes. Incidenti u shkaktua saktësisht në rrugën, ‘Hys Popova’.

I plagosuri është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

………………………………….

Dyshohet për një person të plagosur në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri pati pak minuta më parë në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Sipas burimeve të Indeksonline dyshohet se një person ka mbetur i plagosur në afërsi të varrit të ‘Bajram Kelmendit’.

Sipas të  njëjtave burime, personi i plagosur në këtë rast tashmë është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës