75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbyllet në karantinë edhe Amir Rrahmani, kishte kontakte me futbollistin e infektuar

Konfirmimi me koronavirus i Manolo Gabbiadini, ka ndikuar që klubi  në të cilin luajnë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla të mbyllen në karantinë.

Po ashtu të dyja klubet ishin përballur me njëra tjetrën vetëm 4 ditë më parë kurse Rrahmani e kishte për detyrë t’i ndalte aksionet e  Gabbiadinit, që e cila ka bërë që futbollisti kosovar të kishte kontakt në fushë me të.

Kjo është një humbje e madhe edhe për Kosovën ,që nuk do të llogarisë lojtarin dhe mbrojtësin më të mirë të saj kundër Maqedonisë së Veriut, pasi nuk do të stërvitet dhe do të qendrojë i izoluar.

Gjithashtu të njëjtin fat do të ketë edhe Marash Kumbulla ,që edhe pse gjendej në stol kundër Sampdorias ka pasur kontakte me të gjithë shokët e ekipit.