75 Mall Live Search
17:46 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Personi që u takua javën e kaluar me Trumpin, del pozitiv me koronavirus

Mësohet se një zyrtar i lartë nga Brazili, i cili kishte qenë pjesë e një delegacioni që vizitoi ditë më parë presidentin amerikan Donald Trump, pas analizave ka dalë pozitiv me virusin korona, raporton Independent.

Informacioni është bërë i ditur nga autoritetet lokale në Brazil.

Ndërsa, mediet botërore raportojnë se bëhet fjalë për Fabio Wajngarten, që është sekretar për media në zyrën e presidentit Brazilian, Jair Bolsonaro.

Image result for Fabio Wajngarten

Ai ka udhëtuar së bashku me një delegacion në SHBA, derisa kanë drekuar me presidentin amerikan javën e kaluar

Image result for Fabio Wajngarten