Të mbyllur në shtëpi, aktori italian lutet për ndihmë në videon ku shihet trupi i motrës që vdiq nga koronavirusi

Luca Franzese përmes një video emocionale ka bërë në një thirrje për ndihmë drejt qeverisë italiane.
Trajneri i arteve marciale i cili u shfaq në dramën TV Gomorrah postoi një seri videosh në Facebook pas përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit, transmeton Indeksonline.
Në video, Luca tha se motra e tij Teresa , 47 vjeçare, vdiq në shtëpinë e tyre pasi u diagnostikua me COVID-19, dhe trupi i saj mbeti në shtëpinë e tyre për mbi 24 orë sepse autoritetet nuk po ndihmonin. Sipas vëllait të saj, Tereza vuante nga epilepsia.
“Për ta mbajtur motrën time gjallë, unë u përpoqa t’i jepja frymarrje përmes gojës dhe askush nuk kujdesej për këtë, askush nuk po më thërret,” tha ai.
Trupi i Teresës ishte gjithashtu i dukshëm në sfondin e videove.
“Motra ime vdiq dje, ndoshta për shkak të virusit, dhe unë prisja përgjigje që nga nata e kaluar. Djema, jemi shkatërruar. Italia na ka braktisur, “tha ai.
Ai gjithashtu tha në një video tjetër tha se tre anëtarë të tjerë të familjes testuan pozitivë për koronavirus.
“Makthi vazhdon,” dëgjohet ai duke thënë.
Uebfaqja italiane e lajmeve Open më vonë konfirmoi se një politikan vendas kontaktoi Lucën pasi u postua videoja e parë dhe kishte bërë varrimin për motrën e tij./Indeksonline/