75 Mall Live Search
20:26 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Kjo është gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit që u plagos në Prishtinë

Në lagjen Arbëri në Prishtinë, sot rreth orës 15:00 është plagosur një 18-vjecar i cili menjëherë është nisur për trajtim mjekësor në QKUK.

Indeksonline mëson se 18-vjecari Lekë Bulliqi nga lagja Tophane, ishte plagosur në kokë. Ai sapo doli nga operacioni, dhe tani është në kujdesin intenziv.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me këtë rast aktualisht njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, tha ajo./Indeksonline/