75 Mall Live Search
23:14 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Flasin nga Spitali i Gjakovës, tregojnë për gjendjen e 20-vjeçares që u dërgua me urgjencë në QKUK

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se 20-vjeçarja që u dërgua me urgjencë në QKUK, kishte shenja të gjendjes gripoze.

Më tutje, aty thuhet se nuk ka asgjë të vërtetë në raportimet për koronavirus, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Njoftim

Pacientja është referuar nga kujdesi primare në Spitalin e Gjakovës , me shenja të gjendjes gripoze. Mjeku kujdestar në baze te anamnezes dhe shenjave e ka referuar për në Kliniken Infektivë ne QKUK per teste. Nuk ka asgjë te vërtetë ne ato qe thuhen në portale.

Me respekt,
Hilmi SHALA