Gjira zbulon arsyet pse ka hequr dorë nga muzika

Gjira Kajtazi ka kohë që është tërhequr nga muzika duke iu përkushtuar familje dhe jetës private.
Por pavarësisht se adhuruesit e saj kishin shumë pikëpyetje për këtë, reperja asnjëherë nuk ishte deklaruar publikisht deri tani, shkruan Indeksonline.
Më në fund Gjira ka vendosur t’i shpjegoj të gjitha arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë, pse e la muzikën, ku mbeti, çfarë mendon për muzikën sot?
Të gjitha këto pyetje i gjeni në një postim të gjatë që ka bërë ajo në llogarinë e saj në Instagram:
“Hi this is Gjira … mire se ju gjeta … 2012 ju prezantova tregut ton … polarizova se nuk ishim msu me pa nje femen me flokt e shkurta – me fjalt e drejta … qe n‘fakt dojke me shpreh cka krejt mendojn – Po nuk e thojn … ka kalu shume kohe … Edhe Pse sjom prezente ne Media/Intervista tashme qe 5 vjet … prap po me doket qe jom prane juve … Po edhe sjom … me bo publike INboxin tem …. sa njeri me pyt „Pse Spo bon mo muzike“ – Po harroj vet qe tashme jom „OUT“ – haterat kan qejf me than „jom plak“ po as ajo sesht arsyja… as burri jem „xheloz“ ? … as kerkush Po VET une jom ajo qe esht ftof nga muzika … Kur e kujtoj sa ore rrisha ne studio .. sa textet … sa demot qe kurr si kom publiku sepse me pengojshin „Kritikat“ dhe energjia negative ne fazen e krejimit … ni koment negativ ( publiku shqiptar esht shume I ashpert dhe ofendus) edhe me qitke jasht Taktit – deri sa u shfaqen bllokada & munges inspirimi – ka vy shume shume kohe me kuptu qe njerzit vetem te sulmojn per shkak qe ki diqka qe ata lakmojn me pas … vetbesimi im „i tepert“ i habitke sidomos femnat!!!! edhe e vrejta qe Po kisha nejt Ma gjate ne skenen e rrejshme – e kisha humb veten & isha dal jasht principjeve te mia … kom me dasht muziken per jete – gezohem shume qe kengt e mia Ende po ndegjohen … ndoshta jom kan produktive ne nje kohe te papershtatshme …gurzit/ paragjykimet si femen qe esht marr ne at kohe me ket stil jon kan shume te mdhaja sa qe u iritova …. edhe une nuk dojsha me ndrru ose me ju pershtat tregut veq per me dhez/ Per pare …. & me dal jasht vetes … sot jeni ma open per zhandrren qe e du / per menyren qysh kom pas qejf me u shpreh …. sot edhe vet mentaliteti jon ka ma shume mirkuptim …. sot spo ju pengojn fort femnat me vetbesim – femnat qe i pijn 2-3 birra… kshtuqe nuk e di cka ndodh ne te ardhmen – veq pata nevoj me shpreh vetveten – per ata qe po me pysin: PSE ? per ata qe vertet e kan dasht muziken tem – ndoshta skom pas shume fansa si tjert – Po qata qe I kom pas – I kom pas te vertet ? Flm per respektin & dashnin. Gjira juve e trent .”