Mbyllen vizitat në Mount Everest, shkak koronavirusi

Mount Everesti është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit ekspeditës për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Qeveria e Nepalit njoftoi se do të anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.
Kina kishte anuluar tashmë ekspeditat nga mali verior, i kontrolluar nga kinezët.
Sipas Kathmandu Postit, Nepali fiton 4 milionë dollarë, duke lëshuar lejet për ngjitje në Everest çdo vit, përveç të ardhurave më të mëdha të turizmit.
“Ne kemi vendosur të ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, ka thënë Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së kryeministrit.
“Deri tani, të gjitha lejet e lëshuara dhe ato për sezonin e Everestit 2020, do të anulohen”.
Ai gjithashtu këshilloi të huajt që nuk ishin në gjendje të shmangnin ardhjen në Nepal nga 14 marsi për të qëndruar në karantinë për 14 ditë.
Shumica e alpinistëve vijnë nga SHBA-ja, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut dhe janë një burim kryesor i të ardhurave për Qeverinë e Nepalit, shkruan BBC-i.